Flash News

Ditari i Opozitës

Dhuna nga patronazhistët në Londër, Spahia: Fytyra e shtetit kriminal të Edi Ramës

Dhuna nga patronazhistët në Londër,  Spahia: Fytyra e shtetit

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër lidhur me aktet e dhunës të kryera nga persona të lidhur me qeverinë, të cilët, sipas tij, po cenojnë qytetarët e lirë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, deri në Londër.

Spahia e cilëson këtë si një tjetër tregues të degradimit të shtetit shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës.

"Dhuna e horave patronazhistë, që paguhen me taksat tona, është fytyra e shtetit kriminal të Edi Ramës. Kështu blejnë vota dhe mbajnë pushtetin duke dhunuar dhe kërcënuar njerëzit e lirë," tha Spahia.

Ai shtoi se përpjekjet për të mbuluar dhunën me brohoritje dhe ulërima janë akoma më të turpshme, duke i quajtur këto veprime një tentativë për të heshtur zërat e revoltuar në një shoqëri ku krimi godet kudo, nga shkolla deri në rrugë.

Spahia shprehu mirënjohjen për çdo protestues që ngrihet kundër këtij realiteti të errët, duke vlerësuar kurajën e qytetarëve nga Shkodra, Mati dhe çdo zonë tjetër të Shqipërisë që përballet me dhunën e një shteti të kapur.

"Turp dhe marrë për këdo që përpiqet të mbulojë një dhunë të tillë, edhe kur ajo shënjestron një fëmijë të mitur. Cili drejtues shteti në botë nuk do të bënte thirrje për ndalimin e një dhune shtazarake ndaj qytetarëve të vet? Vetëm një kriminel frikacak si Edi Rama," përfundoi Spahia.

Të fundit