Flash News

E-TJERA

Dhunë, drogë dhe "tap" në timon, arrestohen 4 persona në Tiranë

Dhunë, drogë dhe "tap" në timon, arrestohen 4 persona

Polica e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.  Uniformat  blu bëjnë me dije se A. R 24 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar, punonjësit e Policisë i gjetën, sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Gjithashtu në njoftimi e policisë bëhet me dije se në pranga ra edhe R. Sh., 40 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. Sh 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Gjithashtu është arrestuar edhe T. I 31 vjeç, banues në Yzberisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin tip "Benz", në gjendje të dehur.

Të fundit