Flash News

E-TJERA

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe tapë në timon, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe tapë në timon, arrestohet

Policia ka arrestuar një 31-vjeçar me inicialet A. V, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Ndëkohë një 47-vjeçar me inicialet F. S., është prangosur po në kryeqytet pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin F. S., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën "Muhamet Gjollesha", u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit