Flash News

E-TJERA

Dhunohen 3 shqiptarë në Mal të Zi

Dhunohen 3 shqiptarë në Mal të Zi

Tre shqiptarë janë dhunuar  këtë të shtunë në Mal të Zi nga një grup personash të paidentifikuar. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, apo kush janë autorët, por raportohet se tre shqiptarët kanë marrë dëmtime të shumta në trup.

Nga informacionet paraprake mësohet se shqiptarët ishin nisur për në Gjermani, por janë ndaluar rastësisht nga një grup personash që kanë nisur ti godasin.

Policia e Herceg Novit në Mal të Zi po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar, për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

 

Të fundit