Flash News

E-TJERA

Dhunohet dhe ekzekutohet me thikë në Angli i riu shqiptar

Dhunohet dhe ekzekutohet me thikë në Angli i riu shqiptar
Në foto, Fatjon Oroci

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pas trazirave të dhunshme në një rrugë në South Yorkshire ditën e Vitit të Ri. Fatjon Oruci, 22 vjeç, u gjet i plagosur rreth orës 01:20 të së shtunës.

BBC raporton se pas autopsisë u vërtetua se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga rrahja brutale dhe goditja e fundit me thikë.

Një burrë 26-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare, të dy nga Londra, u arrestuan si të dyshuar kryesorë në ngjarje, por më pas u liruan dhe u vendosën nën hetim nga policia.

Dëshmitarëve apo personave që kanë informacione për atë që ka ndodhur u është kërkuar të kontaktojnë policinë si pjesë e hetimit të vrasjes.

Të fundit