Flash News

E-TJERA

Dhunohet gjatë natës kamerieri në Berat, tre të shoqëruar

Dhunohet gjatë natës kamerieri në Berat, tre të

Një kamerier, 17 vjeç, është dhunuar gjatë natës në ambientet ku punonte. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në një piceri në Berat.

Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive të dobëta. Kamerieri është goditur me sende të forta nga tre shtetas të cilët janë shoqëruar në polici.

“Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit