Flash News

E-TJERA

Dhunohet kryetari i Bashkisë Selenicë, arrestohet autori

Dhunohet kryetari i Bashkisë Selenicë, arrestohet autori

Kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj është dhunuar për shkak të detyrës. Lajmin e bën me dije policia, ndërsa njofton se ka arrstuar autorin që goditi kryebashkiakun.

I arrestuari është Pellat Bonaj, banues në lagjen “Lirim” në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, sipas policisë.

Debati ka nisur për çështje pune, pasi Bonaj është biznesmen. Shkak për debatin është bërë ushtrimi i linjës së furgonave Vlorë-Sevaster, të cilën bashkia ia ka dhënë një subjekti tjetër dhe jo atij që ishte në administrim nga Pellat Bonaj. Në debat e sipër, ky i fundit ka qëlluar kryebashkiakun e Selenicëc

"Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit