Flash News

E-TJERA

Dhunohet mjeku në spitalin e Gramshit, arrestohet 59-vjeçar

Dhunohet mjeku në spitalin e Gramshit, arrestohet 59-vjeçar

Një mjek është dhunuar ditën e sotme në Gramsh. Policia bën me dije se për ngjarjen është arrestuar një 59-vjeçar.

I arrestuari, Sh.R, mësohet se e ka dhunuar mjekun për motive të dobëta.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. R., 59 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi për motive të dobëta, ka goditur një mjek, në spitalin e Gramshit.” njofton policia.

Ndërkaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë në vendin tonë që ushtrohet dhunë ndaj uniformave të bardha. Jo më larg se një muaj një mjeke e QSUT-së, është dhunuar nga dy persona.

E teksa raste të tilla shtohen, siguria e mjekeve në vendin e punës vijon të mbetet e cenuar.

Të fundit