Flash News

E-TJERA

Dhunohet për shkak të detyrës drejtoresha e Bashkisë së Tiranës, arrestohet 34-vjeçari

Dhunohet për shkak të detyrës drejtoresha e Bashkisë së

Një drejtoreshë e Bashkisë së Tiranës ka rënë pre e dhunës për shkak të detyrës. Burime bëjnë me dije se Erinda Fino, 40-vjeç me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit është dhunuar nga shtetasi M.P., 34-vjeç.

Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe mbi të rëndon akuza “Goditje për shkak të detyrës”.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Dhunohet për shkak të detyrës drejtoresha e Bashkisë sëDhunohet për shkak të detyrës drejtoresha e Bashkisë së

Të fundit