Flash News

E-TJERA

Dhunoi 65-vjeçaren në konvikt, shpallet në kërkim kujdestarja në Shkodër

Dhunoi 65-vjeçaren në konvikt, shpallet në kërkim

Kujdestarja e një konvikti në Shkodër, është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka dhunuar me sende të forta një 65-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit