Flash News

E-TJERA

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Gjirokastër

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Gjirokastër

Një 35 vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pas denoncimeve të marra për 2 raste të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bashkëshorten e tij;

Si dhe po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. J., 45 vjeç, banues në Libohovë, pasi ka dhunuar psikologjikisht, bashkëshorten e tij”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit