Flash News

E-TJERA

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 48-vjeçari në Fier

Një person është arrestuar në Fier pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshoretes.

Ndërkohë bëhet me dije se katër persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale ndërtimi pa leje, dhuna ndaj të miturit si dhe drejtimi i mjetit pa targa dhe patentë. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Dh., 48 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-T. V., 65 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një magazinë, pa leje;

-P. B., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me shuplakë, një 14-vjeçar.

Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit:

-E. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Fier, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa targa dhe pa leje drejtimi;

-E. B., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 34-vjeçari. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit