Flash News

E-TJERA

Dhunoi dhe abuzoi seksualisht ish-të dashurën, arrestohet 30-vjeçari

Dhunoi dhe abuzoi seksualisht ish-të dashurën, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka dhunuar ish të dashurën e tij si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Në pranga ka rënë shtetasi Ledjon Spahiu me origjinë nga Peshkopia, i cili mban edhe identitetin, Besmir Kurtdeda.

Sipas “News 24”, 30-vjeçari ka shkuar paraditen e djeshmen ne banesën e ish-të dashurës, O.M 20 vjeç dhe e ka dhunuar atë fizikisht. Më pas ai ka abuzuar seksualisht me të renë. Pas dhunës, 20-vjeçarja ka bërë denoncimin në Polici dhe ka marrë urdhër mbrojtje.

Të fundit