Flash News

E-TJERA

Dhunoi dhe kërcënoi gruan me automatik, arrestohet 46-vjeçari

Dhunoi dhe kërcënoi gruan me automatik, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Dibrës ka arrestuar një 46-vjeçar pasi ushtronte vazhdimisht dhunë në familje ku falë ndërhyrjes së policisë është bërë i mundur ndalimi i përkeqësimit  të ngjarjes.

Sipas njoftimit,  gjatë kontrollit në banesën  e shtetasit E. P., u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri automatik dhe disa fishek, më të cilën kishte tentuar të vriste bashkëshorten e tij.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 46 vjeç, banues në Dibër.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Dhunë në familje”.

Të fundit