Flash News

E-TJERA

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Për shkak të dhunës së ushtruar, bashkëshortja e 47-vjeçarit kishte tentuar ti jepte fund jetës me fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”.

Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.

 

Të fundit