Flash News

E-TJERA

Dhunoi ish-dhëndrin dhe e kërcënoi se do ta vriste, policia i sekuestron arsenalin e armëve që kishte fshehur në banesë

Dhunoi ish-dhëndrin dhe e kërcënoi se do ta vriste, policia i

Policia e Lezhës ka parandaluar një krim të mundshëm në familje. Një banor i fshatit Balldre, Lezhë kërcënoi ish-dhëndrin e tij se do ta vriste, pasi e kishte dhunuar.

K. N., dhe ish-dhëndri E. Ç., ishin konfliktuar për motive të dobëta. Policia bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar K.N.

Në banesën e këtij të fundit, policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh  si mitraloz, kallashnikovë, granatë dore, 4 krehra dhe 3979 fishekë.  

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Dhuna në familje".

Të fundit