Flash News

E-TJERA

Dhunoi policin, arrestohet 67-vjeçari në Librazhd

Dhunoi policin, arrestohet 67-vjeçari në Librazhd

Policia ka arrestuar një  67-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar një efektiv policie.

Blutë e Librazhdit njoftojnë se 67-vjeçari, ka goditur me grushte efektivin në ambientet e Stacionit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë 67 vjeçarin, banues në Prrenjas, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi në ambientet e Stacioni të Policisë, ka goditur me grushte një punonjës policie, për shkak të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të fundit