Flash News

E-TJERA

Dhunoi trajnerin e ekipit vlonjat, policia arreston babain e futbollistin

Dhunoi trajnerin e ekipit vlonjat, policia arreston babain e futbollistin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas ndeshjes së kategorisë së dytë mes Labërisë dhe AF Luftëtarit, ku trajneri i vendasve Dritan Resuli u dhunua.

Ai nuk ka qenë në pankinë për shkak dënimi nga Disiplina, ndërsa Labëria është drejtuar nga Taulant Kuqi. Policia e Vlorës ka bërë me dije se autori është arrestuar në flagrancë, 56-vjeçari me inicialet A.A..

Autori i goditjes së trajnerit Resuli, që ka drejtuar më parë edhe Flamurtarin, mësohet se është prindi i një prej lojtarëve të Labërisë, që nuk u aktivizua dje ndaj Luftëtarit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, ndërmjetësit sportiv”, pasi ditën e djeshme, në kompleksin sportiv “Labëria”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me grusht, trajnerin e ekipit sportiv “Labëria”, shtetasin D. R., 46 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit