Flash News

E-TJERA

Dhunuan dhe dogjën për së gjalli 61-vjeçarin në ‘Kodër Shupal’, lihen në burg Marjeta Karaj dhe bashkëpunëtori i saj

Dhunuan dhe dogjën për së gjalli 61-vjeçarin në

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karaja, drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”, të akuzuar për vrasjen e 61 vjeçarit Menduh Kuredës në vitin 2017. Para gjykatës Karaja ka mohuar krimin.

56-vjeçarja, bashkë me të birin, Besmir Karaj, aktualisht në kërkim, dhe shokun e tij Gazmir Ngota kanë marrë me forcë viktimën në automjet, të cilin fillimisht e kanë dhunuar në zonën e Alliasit.

Më pas e kanë transportuar, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë lidhur 61, e kanë djegur atë me lëndë djegëse.

Ngjarja horror e ndodhur në 2017 u zbardh pak ditë më parë pas pesë vitesh hetime, pasi në ‘Kodër Shupal” u gjet një kufomë e djegur, që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda.

Krimi ndodhi pas një borxhi të pashlyer prej 1 milion lekësh të reja që viktima i kishte Marjeta Karajt me të cilën kishte pasur lidhje intime.

 

 

Të fundit