Flash News

E-TJERA

Dhunuan dhe mbajtën peng anglezin, dënohet me 40 vite burg banda e shqiptarëve në Angli

Dhunuan dhe mbajtën peng anglezin, dënohet me 40 vite burg banda e

Një bandë kriminale shqiptare është dënuar në total me 40 vite burgim për rrëmbimin e një personi, i cili hyri në një fabrikë kanabisi në Southampton.

Mediet angleze, shkruajnë se anglezi kishte hyrë në fabrikën e kanabisit, ku i njohuri me nofkën “kopshtari i kanabisit” kishte dëgjuar zhurma dhe kishte thirru edhe të tjerët për t’i ardhur në ndihmë.

Pasi diktuan anglezin, shqiptarët e kanë dhunuar në mënyrë brutale dhe e detyruan atë të futej në një mjet tip BË, ku e mbajtën peng për rreth 30 minuta. Policia më vonë gjeti rreth 96 bimë me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej rreth 40,000 £.

Para gjykatës së Southampton Crown, u paraqitën: Armando Topalli, 28 vjeç, Lavdrim Ismaili, 28 vjeç, Brixado Halilaj, 21 vjeç, Arben Lleshi, 31 vjeç, Aranit Topalli, 28 vjeç, Zef Gjoka, 29 vjeç, Edison Hoxha, 26 vjeç, dhe Spartak Demiraj, 31 vjeç të gjithë të akuzuar për komplot.

Të gjithë përveç Hoxhës u akuzuan për rrëmbim, ky i fundit akuzohej edhe për prodhimin e një droge të klasit B.

Vitet e burgimit për secilin:

Armando Topalli - 7 vjet e 6 muaj

Bixiado Halilaj – 4 vjet e 6 muaj

Arben Lleshi – 4 vjet e 6 muaj

Spartak Demiraj – 4 vjet

Aranit Topalli – 6 vjet

Zef Gjoka – 4 vjet e 6 muaj

Lavdrim Ismaili – 4 vjet

Edison Hoxha – 3 vjet e 4 muaj

 

 

Të fundit