Flash News

E-TJERA

Dhunuan një person për vendin e parkimit në Shkodër, vetëdorëzohen në polici dy të rinjtë

Dhunuan një person për vendin e parkimit në Shkodër,

S. T., 25 vjeç, dhe I. S., 24 vjeç, të shpallur në kërkim pas një konflikti të dhunshëm për një vendparkim, janë vetëdorëzuar ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për të rinjtë, të cilët akuzohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, të gjitha të kryera në bashkëpunim.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit S. T., 25 vjeç dhe I. S., 24 vjeç, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Shtetasit S. T. dhe I. S. janë vetëdorëzuar mesditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit