Flash News

E-TJERA

Dhunuan të riun, arrestohen dy shqiptarë në Selanik

Dhunuan të riun, arrestohen dy shqiptarë  në Selanik

Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi së bashku me tre persona të tjerë të cilët po ashtu janë arrestuar  kanë dhunuar një 21-vjeçar .

Sipas Policisë për një arsye të panjohur, një grup personash kanë sulmuar me grushta dhe shkelma të riun, për pasojë ai ka mbetur i plagosur në kokë dhe trup dhe është dërguar në spitalin Papageorgiou.

Autorët janë larguar pas sulmit, por EL.AS. ka bërë të mundur arrestimin e personave nga mosha 17 deri në 22 vjeç. Më tej bëhët me dije se nga të arrestuarit tre janë grekë dhe dy janë shqiptarë. Viktima ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet paraprake.

Të fundit