Flash News

E-TJERA

Dhuroni në smile.al

Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur nëplatformëncrowdfunding: Smile.al.

Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përgjatënjë periudhe 3 mujore dhe pas njëvlerësimi nga ekspertëtpërkatës sipas kritereve të vendosura, janëpërzgjedhur11 projektet fituese.

Këto projekte përfshijnë një gamë të gjerë fushash, nga mirëqenia sociale dhe solidariteti, arsimi dhe trajnimet, mjedisi, inovacioni dhe veprimtaritë sportive. Platforma Smile.al, si e para platformëcrowdfunding nëShqipëri, mundësonmbledhjen e fondeve nga të gjithë personat e interesuar kudo ku ndodhen në botë, duke idhënëmundësinë gjithkujt të informohet mbi projektet e hapura, kontributet financiare ose vullnetare qëkërkojnëpër t’u realizuar, fushënpërkatëse, dhe tëpërzgjedhinnjë ose disa projekte për tëdhënë direkt online kontributin e tyre. 

E veçanta e platformësSmile.alështë se ajo ofron një siguri maksimale përçdokontribues pasi siguron transparencë të plotëpërçdo dhurim që bëhet, informim në kohë reale përecurinë e kontributit përçdo projekt tëmbështetur, si dhe informim mbi implementimin e projektit derinë finalizim.

Dhuroni në smile.al

Mbledhja online e fondeve nga publiku është një koncept dhe praktikë e thjeshtë, me anë të cilit një subjekt, qoftë individ, biznes apo ndonjë organ tjetër, mund të kontribuojë, në bazë të mundësive të tyre, në natyrë ose me para, për nisma të ndryshme sociale përnjëmirëqenie tëgjithëshoqërisë. Praktika e kërkimit të fondeve nga një numër i madh njerëzish, nga i cili ka dalë edhe termi “mbledhja e fondeve nga publiku”, është bërë më e lehtë për t’u realizuar falë përhapjes së internetit. Mbledhja e fondeve inkurajon njerëzit që të mbështesin në bazë kolektive e në një mënyrë me të vërtetë praktike çdo sipërmarrje shoqërore që ata mendojnë se meriton mbështetjen e tyre. Është koha të tregojmë se mund të kemi sukses, nëse të gjithë jemi të gatshëm të dhurojmë diçka. Programi Smile.al ofron potencial të madh për bashkimin e burimeve, qoftë në para apo në natyrë, përmes modelit të mbledhjes së fondeve online, pavarësisht nëse kontribuesit janë në Shqipëri apo jashtë saj.

Platforma Smile.al ështënjëiniciativë e Fondacionit Credins zotëruar 100% nga banka Credins. Platforma vjen si njënismë e drejtuesve dheaksionarëve tëbankëspër të krijuar një platformë e cila shërbenpër te rritur vetëdijen në radhët e publikut dhe për të motivuar njerëzit të kontribuojnë sa më shumë që të jetë e mundur, në zbatimin e projekteve që janë të nevojshme për zhvillimin dhe mirëqenien e shoqërisë shqiptare.

Fondacioni Credins vjen ne partneritetstrategjik me disa prej Institucioneve më të njohura nëfushën e përgjegjësisë sociale në vend si:Partners Albania, apo Fondacioni Vodafone si dhe Grant Thornton. Secili partner do të kontribuojënë promovimin dhe funksionimin sa më të mirë tëplatformës, duke garantuarnjëpërzgjedhje tësuksesshme të projekteve që do të implementohen me kontribut nga publiku.

Ftojmë secilin prej jush, që të dhurojë nëSmile.al,pasi platforma ofron një mënyrë të re të menduarit si dhe të vepruarit. Në rastet kur ka objektiva e projekte shumë specifike, por edhe kur ka garanci të qëndrueshme për transparencë e përgjegjshmëri absolute, kontributi i secilit prej nesh si person, sado i vogël, është shumë i çmuar.

Partnerët e Smile.al

Dhuroni në smile.al

Të fundit