Flash News

E-TJERA

Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti i kthjellët, por i ftohtë do të dominojë ditën e sotme. Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, ku do të dominojnë kthjellimet në ekstremin verior priten reshje të izoluara dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit