Flash News

E-TJERA

Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diell dhe ftohtë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës do të bëjë  që moti në vend të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira.

Këto të fundit në në veri dhe verilindje pritet të sjellin edhe reshje të izoluara dëbore. Ndërsa pasdite pritet largim i kthjellimeve, por i ftohti do të mbizotërojë në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten të ulëta në mëngjes, por një rritje e lehtë pritet në orët e mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Të fundit