Flash News

E-TJERA

Digjet gjatë natës një automjet në Elbasan, dyshimet e para

Digjet gjatë natës një automjet në Elbasan, dyshimet e para
Foto Ilustruese

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Mësohet se, mjeti tip “Audi” i vënë në flakë rreth orës 04:00, është në pronësi të Hyrjan Boshnjaku.

Makina ka qenë e parkuar në rrugë pranë pallatit ku Boshnjaku banon. Nga të dhënat paraprake dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme, ndërkaq policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Momenti i vënies nën flakë të mjetit është vënë re nga pronari i automjetit, i cili ka qenë në ballkon. Hyrjan Boshnjaku kishte parë personin me maskë që i vuri flakën duke e spërkatur me benzinë mjetin dhe më pas larguar me vrap, duke e hedhur shishen e benzinës.

Vetë familjarët fillimisht janë përpjekur të izolonin flakët, por ka qenë e pamundur. Më pas me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin zjarri, ndërsa mjeti ka mbetur pjesërisht i dëmtuar.

Të fundit