Flash News

E-TJERA

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë

Digjet makina e gazetarit në Bulqizë

Mkaina e gazetarit Sami Curri në Bulqizë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:58 ndërsa automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së gazetarit. Deri tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme”, thuhet në njoftim.

Të fundit