Flash News

E-TJERA

Digjet makina, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Digjet makina, humb jetën 17-vjeçari shqiptar
Foto nga vendi i ngjarjes

Një i ri shqiptar ka humbur jetën, pasi makina në të cilën udhëtonte ka marrë flakë.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në zonën e Lassit, Argostoli, ndërsa në makinë i riu po udhëtonte bashkë me tre bashkëmoshatarë të tjerë, por nuk janë të qarta arsyet se pse nuk arriti të dalë nga mjeti.

 Sipas dëshmitarëve okularë, makina ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe, kur është përmbysur dhe është përplasur me disa bordura të trotuarit.

 Policia Rrugore greke ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje tragjike. 

Digjet makina, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

 

Të fundit