Flash News

E-TJERA

Digjet mjeti tip “Golf” në pronësi të një 24-vjeçari në Krujë, përfshihet nga zjarri dhe një kioskë

Digjet mjeti tip “Golf” në pronësi të një

Një automjet tip “Golf” është djegur gjatë natës në Krujë. Policia bën me dije se automjeti ishte në pronësi të S. Sh., 24-vjeç, banues në Krujë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20. Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit. Flakët që kanë përfshirë kioskën kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

"Më datë 18.07.2021, rreth orës 01:20, në Krujë, ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Golf”, në pronësi të shtetasit S. Sh., 24 vjeç, banues në Krujë.

Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë dhe një kioskë që ndodhej në afërsi të mjetit, nga e cila ka vetëm dëme materiale", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit