Flash News

E-TJERA

Digjet një makinë te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë

Digjet një makinë te rrethrrotullimi i Saukut në Tiranë

Një makinë  në ecje e sipër  është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut.

Sipas policisë, fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur ta ndalë atë dhe të dalë i padëmtuar, ndërsa nga ngjarja ka pasur vetëm dëme materiale.

“Me datë 09.07.2023, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, njofton Policia e Tiranës. 

Të fundit