Flash News

E-TJERA

Digjet një mjet në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Digjet një mjet në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një mjet është djegur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë.

Policia bën me dije se mjeti ka qenë me impiant gazi dhe dyshohet se ngjarja është aksidentale.

 “Më datë 12.01.2024, rreth orës 13.35, në Gur të Kuq, pranë stacionit të trenit, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar të shtetasit S. S., banues në fshatin Memëlisht, Pogradec.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit