Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Fondacioni Vodafone Albania dhuron 15,000 pajisje smart për fëmijët që nuk mund të kenë akses në mësimin online.
Fushata #RedforKids, e iniciuar nga Fondacioni “Vodafone Albania”, në muajin e parë të pandemisë Covid-19, me dhurimin e 5,000 tabletave e celularëve të parë, po vijon misionin, për t’u mundësuar fëmijëve të familjeve në nevojë, në të gjithë Shqipërinë, edhe më shumë akses, në sistemin e mësimit online.
Në eventin “Digjitalizim, për më shumë akses në arsim”, organizuar në shkollën 9-vjeçare “Kus”, Kashar,
Tiranë, në një prej shkollave të përfshira në listën e përfituesve të kësaj iniciative, u prezantua dhurimi i 10,000 pajisjeve të tjera smart (telefona dhe tabletë, të pajisura me sim card) me qëllimin që askush të mos mbetet mbrapa në procesin mësimor. 15,000 pajisje smart është totali i kontributit të Vodafone në kuadër të #RedforKids, një dhurim ky, nga më të rëndësishmit për sistemin arsimor në këto kohë të vështira për vendin.
Të pranishëm në këtë event ishin Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris dhe Drejtoresha e AKSH-it, znj. Mirlinda Karçanaj, si përfaqësues e mbështetës të këtij procesi digjitalizimi në sistemin arsimor në Shqipëri.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi falënderoi “Vodafone Albania” për kontributin dhe theksoi rëndësinë e qasjes së internetit dhe teknologjisë sidomos në momente të tilla:
“Gjej rastin vërtetë që ta falënderoj shumë përzemërsisht Vodafone Albania, sepse këto tableta do t’i ndihmojnë jashtëzakonisht shumë edhe nxënësit, por edhe mësuesit për ta zhvilluar dhe garantuar mbarëvajtjen e procesit mësimor”- tha ministrja Kushi.
Ministrja Kushi tha se gjatë pandemisë të gjithë janë përballur me sfida të panjohura më parë.
“Që në ditët e para të marrjes së detyrës, kam qenë në terren dhe mund të them se jam e kënaqur me ndërgjegjësimin e lartë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve. Në këtë përpjekje të madhe, e them me krenari që nuk jemi vetëm. Kemi në krah shumë partnerë tanët, donatorë, biznese të ndryshme, të cilët e kanë në ADN-në e tyre përgjegjësinë sociale. Që në fillim të pandemisë, Vodafone Albania ka ofruar 5,000 pajisje digjitale për nxënësit që vijnë nga familje në nevojë, të cilët e kishin të pamundur të ndiqnin mësimin online. Ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme dhe mua më vjen mirë që sot e dyfishojnë mbështetjen” – shprehet ministrja Kushi.
Drejtori i Përgjithshmëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris u shpreh:
“RedForKids është iniciativa që ndërmorëm menjëherë në javët e para të karantinës për t’i ardhur në ndihmë atyre fëmijëve që nuk mund të kishin akses në mësimin online. Jam i lumtur që së bashku me Fondacionin tone kemi mundur të arrijmë tek 15,000 familje nëpër Shqipëri dhe po mundësojmë që fëmijët e tyre të ndjekin mësimin online, njësoj si çdo fëmijë tjeter. Në epokën digjitale, aksesi online nuk është një luks por domosdoshmëri. Si kompani lider në teknologji, i japim një rol të rëndësishëm edukimit digjital dhe gjithëpërfshirjes. Digjitalizimi promovon gjithëpërfshirjen dhe ofron mundësi të barabarta aksesi në edukim dhe informacion dhe ne do vijojmë të kontribuojmë në këtë drejtim. Kjo iniciativë shkon në linjë me objektivat tona si Vodafone Group, për krijimin e shoqërisë digjitale dhe ku të gjithë janë të lidhur dhe askush nuk mbetet pas transformimit digjital”.
Drejtoresha e AKSH-it, znj Mirlinda Karçanaj theksoi se e-albania ka ngritur një seksion të plotë për arsimin, që nis me aplikimin online për fondin e ekselencës, aplikimin në Maturën Shtetërore, regjistrime në shkollat profesionale, vërtetimin dhe njësimin e diplomave, etj. “Në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit, me nisjen e semestrit të dytë mësimor, do të vijmë me një zgjidhje të madhe për cilësinë e arsimit shqiptar! Do të krijojmë dërrasën e zeze elektronike, një dashboard, ku nxënësit e gjithë parashkollorit dhe gjimnazit, të shohin në kohë reale rezultatet e tyre, printojnë dëftesat me vulë elektronike, apo prindërit të cilët njihen me ecurinë e fëmijëve përmes një sistemi online pa qenë nevoja për “mbledhje me prindër”. E kemi gati për implementim dhe në javët në vazhdim do ta prezantojmë me detaje, edhe përpara jush”, tha znj. Karçanaj.
15,000 aparatet smart, po shpërndahen nga Ministria e Arsimit për fëmijët e familjeve në nevojë, të identifikuara në disa zona të Shqipërisë, me qëllim që askush të mos mbetet larg orëve të mësimit por vetëm larg bangave të shkollës.
Reklamë nga Vodafone Albania


Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38