All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Dikur ‘luste’ Këshillin Bashkiak, sot tagrin ia kalon vetes. Kryemadhi nxjerr deklaratën e Veliajt: SPAK dëgjon?

All - Paragraf - 1

Dikur ‘luste’ Këshillin Bashkiak, sot tagrin ia kalon vetes.

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është duke dëshmuar në komisionin e Inceneratorëve. Gjatë dëshmisë së tij, Veliaj ka deklaruar se bazuar në ligj Këshilli Bashkiak “ia ngarkon Kryetarit për miratim” duke iu referuar këtu çështjes së inceneratorit të Tiranës dhe buxhetit të përdorur për të.

All - Paragraf - 3

Ai përmendi edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, referuar debatit për Këshillin apo Kryetarin, duke cituar se "Unë vij i përgatitur dhe nuk dëgjoj Monikën në televizor dhe bëhem gazi i botës. hedh Monika një gur në lum dhe gjithë të mençurit turren", tha kryebashkiaku.  

Kryemadhi i është përgjigjur Veliajt me një deklaratë të tijën ku citon se për të miratuar vendimet i duhen votat e këshillit Bashkiak, ndryshe nga dëshmia në komision ku Veliaj deklaroi se Këshilli Bashkiak ia ngarkon Kryetarit për miratim.

“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.

Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Të fundit