Flash News

E-TJERA

“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e Lezhës protestë kundër marrëveshjes për refugjatët

“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e

Qytetarët e Lezhës janë ngritur sot në protestë kundër marrëveshjes që firmosi kryeministri Edi Rama me homologen Italiane, Giorgia Meloni pak ditë më parë në Rome për ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër, me qëllim strehimin e emigrantëve afrikanë të kapur në det nga policia italiane.

Me pankarta në dua ku shkruhej “Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, “Mos na sill Afrikën, më sill Evropën” etj., qytetarët kanë marshuar në rrugët e qytetit kundër kësaj marrëveshje që ka ngjallur mjaft kritike edhe përtej kufijve.

“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e

“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e“Dikur mblidheshin princat, sot emigrantët”, qytetarët e

Ndërkohë,  ish-kryetari i komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj deklaroi se Rama ka një urrejtje patologjike për veriun. Gjergj Kastrioti e zgjodhi Lezhën për të bërë "Besëlidhjen" ndërsa Rama zgjedh Lezhën për të sjellë emigrantët që nuk duan as të vijnë në Shqipëri.

Të fundit