Flash News

E-TJERA

"Dikush e thirri në telefon", merr kthesë vrasja e shqiptarit në Itali

"Dikush e thirri në telefon", merr kthesë vrasja e

Hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Mediat italiane shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar.

Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të ketë ardhur me makinë, të cilën e ka parkuar pranë mjetit të Dedja. Nuk përjashtohet edhe mundësi që shqiptari të jetë goditur fillimisht brenda këtij automjeti.

Sa i takon makinë se shqiptarit, në dritë del një tjetër detaj. Karabinierët e gjetën Mercedesin të mbyllur dhe çelësat e zhdukur. Për të hapur mjetin e viktimës ata përdorën çelësat rezervë që kishte në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësi që çelësat i ka marrë vrasësi.

Bledar Dedja u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s. Trupi i tij i pajetë u zbulua mëngjesin e së dielës, i goditur të paktën 20 herë me thikë. Pavarësisht hetimeve intensive, deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar. As arma e krimit nuk është gjetur.

 

Të fundit