Flash News

E-TJERA

Dilema e jahtit të Abramovich, Tare: Po të hynte në Shqipëri, ambasada britanike do t’i përgjigjej e para

Dilema e jahtit të Abramovich, Tare: Po të hynte në

Mediat e kanë prekur jo pak çështjen e ankorimit të jahtit luksoz të oligarkut rus Roman Abramovich në Shqipëri.

Studiuesi Auron Tare shkruan në Facebook se “Solaris” jo vetëm që nuk i ka cekur ujërat tona, por as nuk është ankoruar në ndonjë port shqiptar. Ai shton se nëse jahti do të kishte hyrë në territorin shqiptar, ambasada britanike do të ishte e para që do t’i shërbente.

Kjo për faktin se sipas Tares, “MY Solaris lundron nën flamurin e Bermudës (territor nen Kurorën Britanike) i cili mban simbolin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës apo me thjesht simboli i Marinës Britanike. Sipas ligjit te së drejtës detare çdo anije qe mban këtë simbol ka të drejtën e mbrojtjes së autoriteteve britanike, shërbim konsullor britanik si dhe mbrojtjen e Flotës Britanike”.

Postimi i plotë:

MY Solaris

Yacht built in 2021

Flag: Bermuda

E ceku se ceku

Kryelajm i gjitha mediat tona. E ceku apo jo cepin e ujrave te Shqiperise, Jahti i Abramovich?

Fatkeqesisht MY Solaris nuk hyri fare ne ujrat tona le me te ankorohej ne nje prej Porteve Shqiptare. (Preferoi Malin e Zi)

Se po te hynte jo vetem qe do ti sherbehej menjehere por ne se do te kerkonte mbrojtje, Ambasada Britanike do te ishte e pare qe do ti pergjigjej. Pse? MY Solaris lundron nen flamurin e Bermudes (territor nen Kuroren Britanike) i cili mban simbolin e Britanise se Madhe dhe Irlandes apo me thjesht simboli i Marines Britanike. Sipas ligjit te se drejtes detare cdo anije qe mban kete simbol ka te drejten e mbrojtjes se autoriteteve britanike, sherbim konsullor britanik si dhe mbrojtjen e Flotes Britanike.

Të fundit