Flash News

E-TJERA

Dinamo prezanton logon e re, çfarë kuptimi ka çdo simbol

Dinamo prezanton logon e re, çfarë kuptimi ka çdo simbol

Rikthimi pas 9 vitesh në Kategorinë Superiore, ka sjellë ndryshime rrënjësore te ekipi i Dinamos. Përveç ndryshimeve te boshti i lojtarëve, klubi kryeqytetas ka prezantuar sot logon e re. Ajo do të jetë me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historikë që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

“Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit”, – sqaron klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Dinamo prezanton logon e re, çfarë kuptimi ka çdo simbol

Drejtuesit e klubit që numëron plot 18 tituj të kampionat dhe 13 Kupave të Shqipërisë kanë hedhur kështu themelet për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme dinamovite!

Të fundit