Flash News

E-TJERA

Disa sqarime për miqtë dhe jo miqtë

Disa sqarime për miqtë dhe jo miqtë

Për miqtë dhe jo miqtë, që vazhdimisht po më pyesin: "A nuk ju ka mbaruar kontrata juve qysh para 3 vjetësh", apo, "a keni paguar ndonjë lek ju aty ku jeni", ja një përmbledhje e thjeshtë e fakteve:
Faktet
- News 24 dhe Panorama ndodhen në 2 godina të ndryshme pranë ish-kombinatit të auto-traktorëve në Shkozë, Tiranë. Secila godinë është pronë me numër kadastral më vete. Për qartësi po i quajmë prona X dhe prona Y.
- Pronës X i mbaroi kontrata e qirasë para 3 vjetësh, pronës Y i mbaron në 2033. Këtë të fundit e konfirmoi edhe MEKI me njoftim zyrtar.
- Për pronën X, të cilës i mbaroi kontrata e qirasë në 2022, News24 kërkoi ta blejë sipas ligjit që i njeh të drejtën e parablerjes në rast investimesh të rëndësishme.
- I thanë "jo". E hodhi në gjyq. Ai gjyq VAZHDON!
- Ndërkohë News24 vazhdon paguan rregullisht qira për pronën X, - shteti i ka arkëtuar paratë, - dhe kësti i fundit u pagua në korrik të këtij viti!
- Në një moment qeveria vendosi që pronën X, nga Ministria e Ekonomisë, t'ia kalojë Bashkisë Tiranë.
- Në mars të këtij viti, kur doli VKM nr.158, datë 12.03.2025, që i kaloi disa prona të ish-kombinatit të autotraktorëve një kompanie të re shtetërore me emrin "Kayo", ku Ardi Veliu është administrator, prona X ishte pronë e Bashkisë!
- Mirëpo prona X, si pronë e Bashkisë5, në bazë të ligjit për pushtetin vendor, duhet të tjetërsohet VETËM me vendim të Këshillit Bashkiak! KJO NUK KA NDODHUR! Tjetër gjyq për këtë!
- E fundit dhe më kryesorja: Prona Y me kontratë deri në 2033, NUK ËSHTË PJESË E HARTËS SË PRONAVE të VKM-së nr.158!
Konkluzion:
Edhe sikur të mos kishte gjyqe për pronën X, edhe sikur të ishte mbyllur ligjërisht historia e godinës X që News24 kërkon të blejë, mbetet godina Y me qira deri në 2033, të cilën qeveria NUK ia ka kaluar kompanisë "Kayo". Dhe ne pengohemi të aksesojmë edhe këtë godinë! Sa të sqarojnë pak atë punën e hartës.
Pasojat:
News24 i lind e drejt=-] për padi penale për:
- Përdorimin e Policisë së Shtetit pa praninë e një përmbaruesi, që nuk mund të vinte, sepse nuk ka një njoftim shkresor për lirimin e ambienteve, sepse NUK KA NJË VENDIM GJYKATE PËR LIRIMIN E AMBIENTEVE!
- Për operatorin e shpërndarjes që uli dritat, përfshirë fikjen e gjeneratorit privat të kompanisë, edhe pse si klient në kontratë ka News24!
- Për dëmet eventuale shkaktuar pajisjeve, - shumë pajisje në TV nuk fiken kurrë.
- Për këdo që ka vepruar "me urdhër" dhe jo "me shkresa", siç shteti duhet të funksionojë, etj.

Të fundit