Flash News

E-TJERA

Diskutimet për mandatin e Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim

Diskutimet për mandatin e Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi sot kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Seanca e cila nisi në orën 10:00 përfundoi pa një vendim nga ana e gjykatës. ‘Kushtetuesja’ është tërhequr dhe pritet që vendimi të shpallet brenda 30 ditëve, pas dëgjimit të pretendimeve të të dyja palëve.

Opozita pretendon se Xhaçka ka shkelur një nga nenet e Kushtetutës e cila i ndalon deputetëve të përdorin pasuritë publike apo të kenë biznese në to.

Nga ana tjetër, avokati i Xhaçkës ka pretenduar se statusi i investitorit strategjik i takon bashkëshortit të saj dhe jo vetë ministres.

Të fundit