Flash News

E-TJERA

Dita botërore kundër trafikimit, UN Women: 66 raste të identifikuara në 6 muaj në Shqipëri

Dita botërore kundër trafikimit, UN Women: 66 raste të

Në Ditën Botërore Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, UN Women Albania rikujton se gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë viktimat më të prekura nga ky fenomen shqetësues, edhe në Shqipëri.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata “Different & Equal”, janë identifikuar dhe ndihmuar 66 raste të trafikimit, ku viktimat janë ndihmuar për herë të parë.
70% e tyre janë gra dhe vajza. Prej tyre 32% janë shtetase të huaja, ndërsa 68% janë shqiptare.

Nisur nga këto shifra, UN Women apelon për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave për të luftuar trafikimin dhe për të garantuar mbështetje të sigurt për të mbijetuarit.

Të fundit