Flash News

E-TJERA

Dita e 14 e grevës së urisë, 3 prej naftëtarëve të Ballshit përfundojnë me urgjencë në spital

Naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit janë të vendosur ta çojnë deri në fund nismën e marrë, ndërsa kanë paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste, ditën e hënë. Ata theksojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

Dita e 14 e grevës së urisë, 3 prej naftëtarëve të

Në ditën e 14 të grevës së urisë gjendja shëndetësore e naftëtarëve të Ballshit është rënduar. Mësohet se tre grevistë kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital, duke u shtruar me urgjencë. Pjesa tjetër e grevistëve kanë marrë medikamente nga familjarët, duke mos pranuar të largohen pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ndërsa kanë kaluar dy javë nga marrja e këtij vendimi drastik, ende nuk ka një reagim nga ana e qeverisë. Naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit janë të vendosur ta çojnë deri në fund nismën e marrë, ndërsa kanë paralajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste, ditën e hënë. Ata theksojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

Një ditë më parë dhjetra naftëtarë zgjodhën një tjetër formë proteste për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve. Ndërsa marshuan në rrugët e qytetit, ata paralajmëruan se do të bllokojnë rrugët.

Të fundit