Flash News

E-TJERA

Dita e 18-të e grevës, naftëtaret: Nuk heqim dorë pa marrë lekët e fituara me djersë

Dita e 18-të e grevës, naftëtaret: Nuk heqim dorë pa

Gratë naftëtare në Ballsh janë futur sot në ditën e 18-të të grevës së urisë, ku edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ato thonë se nuk do të heqin dorë nga greva pa marrë pagat e fituara me djersë .

Grevistet i janë drejtuar përsëri kryeministrit Rama që të gjejë një zgjidhje për problemin e tyre.

“Është dita e 18 e grevës. Do të vazhdojmë përderisa ne kemi marrë këtë risk përsipër, është e kotë nëse nuk fitojmë gjë. Largimi nga familjarët është shumë e vështirë. Unë jam me diabet jam shkëputur ndonjë ditë pasi jam me diabet dhe kam marrë mjekim. Nuk bëhet fjalë të dalim nga greva. Pa fituar lekët që kemi nxjerrë me djersë”, tha njëra prej grevisteve.

Kujtojmë se deri më tani në të gjitha reagimet e bëra nga kryeministri Rama, ai ka përsëritur kushtin e tij se pa dalë nga greva, s’do të ketë bisedime.

Të fundit