Flash News

E-TJERA

Dita e 6-të e protestës/ Policia merr masa, kontrolle ndaj të rinjve që hyjnë në sheshin 'Skënderbej'

Dita e 6-të e protestës/ Policia merr masa, kontrolle ndaj të
Foto ilustruese nga sheshi 'Skënderbej'

Pritet që të nisë protesta e gjashtë për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Policia e Shtetit ka dalë në terren në disa pika të ndryshme, ku po bën verifikimin  e të rinjve që hyjnë në sheshin Skënderbej, ndërsa është shprehur e vendosur që do të zbatohen masat kufizuese dhe nuk do të lejohet asnjë grumbullim.

Pranë kryeministrisë është vendosur edhe autoboti i ujit. Policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në çdo rast kur do të ketë grumbullime, ndryshe nga 5 ditët e para të protestës ku ka lejuar grupimet. 

Të fundit