Flash News

E-TJERA

Dita e Dëshmorëve, Basha dhe Meta njëri pas tjetrit nderojnë heronjtë e kombit

Dita e Dëshmorëve, Basha dhe Meta njëri pas tjetrit nderojnë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha, njëri pas tjetrit kanë nderuar sot në ditën e Dëshmorëve, në 5 Maj, heronjtë e kombit që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.

Meta bashkë me Gramoz Ruçin kanë bërë homazhe te monumenti “Nëna Shqipëri”.

“Nderova sot me përulje, mirënjohje dhe respektin më të thellë heroizmin dhe sakrificat sublime të Qemal Stafës, Margarita Tutulanit, Vojo Kushit, Perlat Rexhepit dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Në këtë ditë të rëndësishme për popullin tonë, të angazhohemi të gjithë për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë e të drejtat në Atdheun e tyre dhe që Shqipëria të ketë sa më parë vendin që meriton në Bashkimin Europian”, shprehet Presidenti në njoftimin për median.

Ndërsa kryedemokrati Basha gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, shoqërohej nga Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi. Ai ka vënë buqeta me lule pranë varrezave të dëshmorëve. 

 

Dita e Dëshmorëve, Basha dhe Meta njëri pas tjetrit nderojnëDita e Dëshmorëve, Basha dhe Meta njëri pas tjetrit nderojnëDita e Dëshmorëve, Basha dhe Meta njëri pas tjetrit nderojnë

Të fundit