Flash News

E-TJERA

Dita e Dëshmorëve, mesazhet e Metës dhe Ramës: Lavdi dhe respekt përjetësisht

Dita e Dëshmorëve, mesazhet e Metës dhe Ramës: Lavdi dhe
Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama

Sot është Dita e Dëshmorëve të Kombit, e cila e ka orgjinën nga viti 1942 dhe u shpall e tillë pas vrasjes së Qemal Stafës. Në nderim të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kanë ardhur edhe mesazhet e para nga politikanët.

Presidenti Ilir Meta thotë se sot është dita e Qemal Stafës dhe të gjithë të rinjëve që dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shpreh nderimin dhe mirënjohjen ndaj të gjithë dëshmorëve të rënë për atdheun.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shkruan: Respekt përjetësisht!

 

Të fundit