Flash News

E-TJERA

Dita e Dëshmorëve/ Meta dhe socialistët bëhen bashkë për homazhet, mesazhi i presidentit

Dita e Dëshmorëve/ Meta dhe socialistët bëhen bashkë

Sot është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për liri, gjatë Luftës Nacional Çlirimtare ndaj pushtuesve fashistë. Kjo ditë e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, sot si çdo vit, u kryen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti Ilir Meta, zëvendëskryeministri Arben Ahemetaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, etj., u bënë bashkë në homazhet e zhvilluara në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Gjatë një prononcimi për media të dhënë nga Varrezat e Dëshmorëve, Meta u shpreh se kjo ditë nuk duhet të shërbejë jo vetëm për të kujtuar ata që kanë kryer sakrifica për atdheun, por edhe shërbejë dhe si një ditë angazhimi për të patur të shenjta, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.

“Kjo është një ditë jo vetëm për të nderuar sakrificat sublime të atyre që dhanë jetën e tyre për atdheun, por është njëkohësisht një ditë angazhimi për t’i patur të shenjta lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e atdheut. Jo vetëm kaq por për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët dhe veçanërisht për të rinjtë shqiptarë”, tha Meta.

Të fundit