Flash News

E-TJERA

Dita e Drejtësisë, kreu i ILD-së: Nuk jemi aty ku duhet, sot është dita për reflektim dhe motivim

Dita e Drejtësisë, kreu i ILD-së: Nuk jemi aty ku duhet, sot
Artur Metani

Në Ditën e Drejtësisë, ILD-së Artur Metani ka dhënë një mesazh, ku thekson se 10 maji shërben për të reflektuar mbi rrugën e gjatë që ka bërë drejtësia shqiptare. Sipas tij, sot është dita për motivim dhe inkurajim lidhur me reformimin e këtij sistemi që nisi 5 vite më parë. Metani thotë se ende nuk drejtësia nuk është aty ku duhet të jetë, ndërsa evidenton arritjet që janë shënuar në këtë sistem.

"Natyrisht nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo cdo lloj tjetër.

Kjo pavarësi e garantuar me ligj për cdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës, ku dhënia e drejtësisë nuk konsiderohet privilegj apo rastësi, por detyrim dhe e drejtë e çdo individi", thotë kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Ky i fundit kujton edhe themelet e sistemit të drejtësisë, duke rikujtuar se "108 vjet më parë nënshkruesit e Pavarësisë dhe etërit e krijimit të shtetit shqiptar hartuan bazën ligjore të organizimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri, atë që njihet si “Kanuni i Zhurisë”. Në shenjë respekti për aktin e tyre historik dhe normat juridike të krijuara nga ky akt, 10 Maji kujtohet e nderohet si Dita e Drejtësisë".

Të fundit