Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e grevës, gratë e Uzinës së Ballshit shfaqin probleme shëndetësore

Dita e dytë e grevës, gratë e Uzinës së Ballshit

Teksa ndodhen në ditën e dytë të grevës së urisë, gratë greviste të të Uzinës së Ballshit kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Mësohet se pranë mjediseve të grevës kanë mbërritur mjekët e spitalit të Mallakastrës, pasi një nga gratë ka pasur probleme me tensionin e gjaku.

Ato shprehen se medikamentet do t’i marrin në mjediset e grevës dhe se nuk do të lëvizin që aty. Gjatë natës kanë qëndruar 10 gra, ndërsa gjatë ditës, në mbështetje shkojnë edhe koleget e tyre.

Gjithashtu jashtë mjediseve të grevës ka punonjës të Uzinës, të cilët janë në mbështetje të grevistëve. Ndërkohë, në orët e vona të natës është  ndezur edhe një zjarr jashtë.

Të fundit