Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e protestave për Klodian Rashën, procedohen penalisht 31 persona në Bulqizë, Lezhë dhe Korçë; 12 të shoqëruar në Tiranë

Dita e dytë e protestave për Klodian Rashën, procedohen penalisht
Foto nga protesta e 10 dhjetorit

Policia e Shtetit ka marrë masa duke proceduar penalisht 31 persona në Lezhë, Korçë dhe Bulqizë pas protestës së djeshme për vrasjen e Klodian Rashës, me qendër në Tiranë.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se janë proceduar penalisht 15 persona në Lezhë, ndërkaq të proceduar në gjendje të lirë janë 9 persona në Korçë dhe 7në Bulqizë.

Po ashtu, mbahen të shoqëruar në komisariatet 1 dhe 2 në Tiranë 12 protestues, megjithëse hetimet nuk kanë përfunduar ende plotësisht.

Sipas Policisë, personat e proceduar ditën e djeshme kanë thyer disa xhama tek komisariati dhe Prokuroria e Lezhës, dogjën kosha mbeturinash si dhe bllokuan aksin Shkodër-Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, shkatërruan pronën, penguan  qarkullimin e mjeteve të transportit dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, procedohen penalisht 15 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Bashkisë Lezhë dhe tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit Lezhë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

-K. A., M. L., S. T., E. Gj., P. M., P. M., K. K., Ll. P., E. H., P. H., S. N., A. R., K. B., A. P. dhe K. U.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme duke hedhur sende të forta në drejtim të godinës së DVP Lezhë dhe Prokurorisë Lezhë, ku për pasojë kanë thyer disa xhama.

Gjithashtu, kanë bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Shkodër – Lezhë – Tiranë, për rreth një orë, si dhe kanë djegur koshat e mbeturinave në hyrje të qytetit të Lezhës.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit