Flash News

E-TJERA

Dita e dytë e protestës/ Policia shoqëron 23 qytetarë, nën hetim 23 të tjerë

Dita e dytë e protestës/ Policia shoqëron 23 qytetarë,

Policia ka shoqëruar 23 qytetarë, të cilët dolën të protestonin dje kundër rritjes së çmimit të naftës. Ndërkohë 23 të tjera janë nën hetim.

Policia i akuzon protestuesit për "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishje të qetësisë publike", "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit", kryer në bashkëpunim.

Të shoqëruarit janë: N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe.

Ky është bilanci i ditës së dytë të protestës. Ditën e parë, policia arrestoi 16 qytetarë dhe procedoi pesë të tjerë.

 

 

Të fundit